0_Web_Ballina - SllajderBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pandemia e koronavirusit është e dyta në shekullin 21

Pandemia e koronavirusit, të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dje, është pandemia e dytë e këtij shekulli, pas gripit të derrit H1N1 në vitin 2009, që infektoi një të katërtën e popullsisë në botë.

Gjenevë, 12 mars 2020 (MIA) – Pandemia e koronavirusit, të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dje, është pandemia e dytë e këtij shekulli, pas gripit të derrit H1N1 në vitin 2009, që infektoi një të katërtën e popullsisë në botë.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanon Gebrejesus u shpreh se është thellësisht shqetësuese për nivelet alarmuese të përhapjes së virusit dhe për këtë gjë, OBSH ka vlerësuar se Kovid-19 mund të cilësohet si pandemi.

Pandemi konsiderohet përhapja e infektimit të ri në nivel global.

Derisa epidemia është termin që nënkupton përhapje të shpejtë të sëmundjes infektive tek numër i madh njerëzish gjatë periudhës së shkurt kohore, pandemia është më shumë si përcaktim gjeografik, që duhet të tregojë se sëmundja është përhapur në hapësira më të mëdha.

Vetë fjala “pandemi” rrjedh nga fjalët greke “pan” (të gjithë) dhe “demo” (njerëz).

Sëmundje e përhapur, në të cilën numri i të infektuarve është i qëndrueshëm dhe nuk shënon rritje, nuk nënkupton pandemi. Prandaj, shpërthimet sezonale të gripit, edhe pse prekin shumë njerëz mbarë botën, nuk konsiderohen pandemi.

Sëmundja duhet të jetë ngjitëse, në mënyrë që të shpallet për pandemi. Për shembull, kanceri, është përgjegjës për shumë raste të vdekjes, por nuk konsiderohet pandemi, sepse nuk është ngjitës.

Pandemia e gripit në vitin 2009 dhe në vitin 2010 e shkaktuar nga virusi i gripit A (H1N1) ishte pandemia e parë për të cilën shumë shtete anëtare kanë zhvilluar plan gjithëpërfshirës, që përshkruan masa të shëndetit publik që duhen të ndërmerren për të zvogëluar sëmundjet dhe rastet e vdekjes.

Vaksina për herë të parë është zhvilluar, prodhuar dhe aplikuar në disa vende, sipas faqes së internetit të OBSH-së.

Tre pandemi të gripit ndodhën në intervalin prej disa dekadash gjatë shekullit të 20-të. Më seriozja ishte e ashtuquajtura “ethet spanjolle” (shkaktuar nga virusi A (H1N1)), ndërsa pandemitë më të buta kanë ndodhur më vonë në vitin 1957 dhe 1958 (“Gripi Aziatik” i shkaktuar nga virusi A (H2N2) dhe në vitin 1968 (“Gripi i Hong Kongut” i shkaktuar nga virusi A ( H3N2)). bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close