BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin për marrëveshjen, nuk e përjashton shkëmbimin e territoreve

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer i ka lënë të hapura të gjitha mundësitë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, madje edhe atë të shkëmbimit të territoreve.

Bruksel, 19 shkurt 2020 (MIA) – I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer i ka lënë të hapura të gjitha mundësitë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, madje edhe atë të shkëmbimit të territoreve.

“U mbetet palëve, pra Kosovës dhe Serbisë, të vendosin se për cilën ide janë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve”, theksoi Palmer në intervistën për portalin “EUobserve” në Bruksel, i pyetur për planin për shkëmbimin e territoreve.

Ai ka thënë se mbështesin palën kosovare dhe serbe të gjejnë mënyrë e duhur t’u rikthehen bisedimeve dhe të gjejnë rrugë për njohjen e ndërsjellët mes dy shteteve.

“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, t’i vendosin çështjet që i shqetësojnë në tavolinën e negociatave, dhe të gjejnë rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, dhe idealja do të ishte njohja e ndërsjellë si qëllim”, shtoi ai.

Palmer ka refuzuar të përgjigjet edhe për atë nëse qëndrimi i SHBA-së është në kundërshtim me atë të Gjermanisë se marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për shkëmbim territoresh mund ta destabilizojë rajonin. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close