BotëBotë.Portal

Palestinezët kërkojnë pezullimin e ndalesës së eksportit, të urdhëruar nga Izraeli

Autoritetet palestineze filluan negociata për pezullimin e ndalesës për eksportin e prodhimeve palestineze, të cilën e ka imponuar Izraeli.

Ramallah, 20 shkurt 2020 (MIA) – Autoritetet palestineze filluan negociata për pezullimin e ndalesës për eksportin e prodhimeve palestineze, të cilën e ka imponuar Izraeli.

Në kumtesë, theksohet se autoritetet palestineze me ndërmjetësim të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë bisedojnë me Qeverinë izraelite, me qëllim të ndërpritet ndalesa për eksportin e prodhimeve bujqësore palestineze. Më shumë detaje rreth negociatave nuk janë zbuluar.

Negociatat i kanë filluar ministrat palestinezë të Ekonomisë dhe të Bujqësisë, Kaled al-Osail dhe Rijad al-Atari pas bisedimeve me prodhuesit bujqësorë.

Autoritetet izraelite javën e kaluar kanë ndaluar eksportin e prodhimeve bujqësore palestineze përmes Jordanit, si përgjigje të vendimit paraprak të palestinezëve për ndalesë të eksportit të gjedheve nga Izraeli.

Таг
Back to top button
Close
Close