Uncategorized

Pako humanitare për familjet me rrezik social në Tetovë

Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Tetova me ndihmë të agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtare USAID këtë periudhë ndan sasi më të madhe të pakove humanitare me ushqim dhe prodhime higjienike për personat me rrezik social. Nga ana e USAID-it janë marrë 1.116 pako humanitare.

Tetovë, 28 korrik 2020 (MIA) – Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Tetova me ndihmë të agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtare USAID këtë periudhë ndan sasi më të madhe të pakove humanitare me ushqim dhe prodhime higjienike për personat me rrezik social. Nga ana e USAID-it janë marrë 1.116 pako humanitare.

“Pas 15 korrikut kur përfundoi procesi zgjedhor, organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Tetova vazhdoi me ndarjen edhe të pakove të veta humanitare me ushqim dhe pako higjienike. Periudhën e fundit janë ndarë 210 pako me pajisje higjienike dhe 13 pako me ushqim. Gjithashtu është kryer edhe dërgesë nga ana e vullnetarëve për personat të cilët kanë nevojë për terapi të rregullt onkologjike dhe ndihmë për personat e moshuar dhe të pafuqishëm”, informoi Shkëlqim Murati, sekretar në Kryqin e Kuq të Tetovës.

Gjatë javës së fundit Kryqi i Kuq i Tetovës shënoi 41 njësi të grumbulluara të gjakut në shërbimin për mjekësi të transfuzionit në spitalin klinik në Tetovë. as/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close