BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Padia e parë shtetërore kundër Kinës për shkak pandemisë, 22 kongresistë kërkojnë që Trampi ta padit Pekinin në gjykatën e Hagës

Misuri është shteti i parë federal i cili ka parashtruar padi penale kundër Kinës, duke akuzuar Qeverinë kineze për pandeminë botërore të koronavirusit dhe kërkon dëmshpërblim "për humbjet e mëdha të jetëve të njerëzve, vuajtjet dhe krizën ekonomike", si pasojë e sëmundjes.

Uashington, 21 prill 2020 (MIA) – Misuri është shteti i parë federal i cili ka parashtruar padi penale kundër Kinës, duke akuzuar Qeverinë kineze për pandeminë botërore të koronavirusit dhe kërkon dëmshpërblim “për humbjet e mëdha të jetëve të njerëzve, vuajtjet dhe krizën ekonomike”, si pasojë e sëmundjes.

Siç njoftuan mediat amerikane, padia, e parashtruar nga prokurori publik i Misurit Erik Shmit, është një nga disa prej proceseve të ngjashme gjyqësore në gjykatat federale amerikane e filluar nga grupet private.

Kështu për shembull, në Floridë, Kina është dhënë në gjykatë sepse e dinte se “Kovid 19 është sëmundje e rrezikshme por ka reaguar ngadalë, e ka vendosur kokën në rërë/ apo e shmangte për interesin të saj të ngushtë ekonomik”.

Në Misuri deri tani janë konfirmuar pothuajse gjashtë mijë raste të infektimit me koronavirus, ndërsa 215 kanë vdekur. Për shkak mbylljes së ekonomisë shteti deri tani ka humbur 44 miliardë dollarë. Në padi thuhet se pikërisht Kina është fajtore për pasojat e pandemisë.

Ndërkohë 22 kongresistë republikan kërkuan nga prokurori publik i SHBA-së, Ulliam Bar, sekretari i shtetit Majk Pompeo dhe nga presidenti Donald Tramp të nisin procedurë kundër Kinës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për veprimet e këtij vendi gjatë pandemisë sn/ 

Таг
Back to top button
Close
Close