0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Padi penale për tre persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit 651 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 364 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Shkup, 23 qershor 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit 651 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 364 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve të policisë, kumtoi sot MPB, janë bërë kontrolle te personat në izolim dhe vetëizolim, me ç’rast tre persona që nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim do të vendon në karantinë shtetëror në shpenzim të tyre, ndërsa do të parashtrohen edhe padi penale  sipas nenit 206 nga Kodi penal i RMV.

Lidhur me masën për mosmbajtjen e mbrojtjes personale për fytyrë janë regjistruar 618 kundërvajtje. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close