0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalLajme nga komunatShoqëri

Padi penale kundër kryetarit të Komunës së Bogovinës, dyshohet për “punë të papërgjegjshme në shërbim”

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Bogovinës, i cili dyshohet për "punë të papërgjegjshme në shërbim".

Tetovë, 4 gusht 2020 (MIA) – SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Bogovinës, i cili dyshohet për “punë të papërgjegjshme në shërbim”.

SPB Tetovë ngriti padi penale kundër XH.A. (49) nga fshati Tetovë, kryetar i Komunës së Bogovinës, për shkak dyshimit për vepër penale “punë të papërgjegjshme në shërbim” dhe kundër një personi juridik nga fshati Bogovinë, në pronësi të M.A. (51) nga fshati Bogovinë, për shkak të një dyshimi për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

I akuzuari i parë, gjatë muajit korrik 2020, si kryetar i komunës së Bogovinës, ka vepruar me pakujdesi në kryerjen e detyrës dhe autorizimit të tij zyrtar dhe, në kundërshtim me ligjin, ka mundësuar fillimin e ndërtimit të një sistemi të ujësjellësit për nevojat e qytetarëve të fshatit Siniçan, Tetovë, pa e siguruar dokumentacionin dhe miratimin e nevojshëm për ta filluar ndërtimin.

Më pas në emër të komunës, përmes Ndërmarrjes së shërbimeve publike, XH.A. ka dhënë udhëzime për të angazhuar operator ekonomik, gjegjësisht të akuzuarin e dytë, personin juridik, pronari i të cilit M.A., megjithëse e dinte që nuk kishte miratim për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit, e pranoi angazhimin dhe filloi aktivitetet e ndërtimit, shtohet në komunikatë. ls/mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close