0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Pacientja me koronavirus në gjendje të mirë, identifikohen udhëtarët e tjerë në furgon

Pacientja tek e cila është përcaktuar prania e koronavirusit është në gjendje të mirë të përgjithshme, me formë të lehtë të sëmundjes. I është kapluar vetëm njëra pjesë e mushkërisë dhe nuk ka nevojë për ventilim mekanik dhe për asnjë formë tjetër të terapisë intensive. Është vendosur në Repartin për kujdes intensiv dhe izolim në Klinikën për infektologji, kumtoi sonte në konferencë shtypi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 26 shkurt 2020 (MIA) – Pacientja tek e cila është përcaktuar prania e koronavirusit është në gjendje të mirë të përgjithshme, me formë të lehtë të sëmundjes. I është kapluar vetëm njëra pjesë e mushkërisë dhe nuk ka nevojë për ventilim mekanik dhe për asnjë formë tjetër të terapisë intensive. Është vendosur në Repartin për kujdes intensiv dhe izolim në Klinikën për infektologji, kumtoi sonte në konferencë shtypi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai informoi se janë identifikuar të gjithë udhëtarët të cilët kanë qenë me pacienten në furgon dhe të cilët në vend kanë hyrë përmes vendkalimit kufitar Tabanoc. Gjithsej janë nëntë persona, prej të cilëve tetë udhëtarë dhe një shofer.

“Personat janë identifikuar në dy vende në Shkup, së bashku me familjarët e pacientes të cilët e kanë pritur dhe tre në Strumicë. Tashmë janë dërguar ekipet e epidemiologëve së bashku me përfaqësuesit e MPB-së që të bëhet anketë përkatëse pas pyetësorit të përcaktuar që të mësohet se me cilët persona kanë komunikuar këta udhëtarë sot. Sonte të gjithë do të qëndrojnë në izolim shtëpiak nën mbikëqyrje policore, ndërsa në bazë të të dhënave do të caktohet nëse do të vazhdojë izolimi shtëpiak ose nesër do të transferohen në repartet e caktuara infektive për mbikëqyrje. Nuk ka hapësirë për panik, ka pasur edhe më herët epidemi dhe tani ka grip epidemik. Nuk ka nevojë për sigurimin e rezervave”, theksoi Filipçe.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Filipçe theksoi se një person mund të infektohet përmes rrugëve të frymëmarrjes, duke shtuar se nuk mund të thuhet se kur është më e fuqishme sëmundja, por ka mundësi për bartjen e virusit nga fillimi deri në fund.

“Mund të infektohet përmes kanaleve gjatë të folurit dhe kështu bartet përmes rrugëve respiratore. Edhe një mënyrë është me duar të papastra, për çka nuk ka nevojë të mbahet maskë pasi gjatë manipulimit me maskën me këtë mënyrë të dytë mund të rritet rreziku për bartjen. Maskë duhet të mbajë vetëm personi për të cilin e dimë se është i prekur me qëllim që të mos e bartë atë”, deklaroi Filipçe.

Mjekimi, theksoi Filipçe, është simptomatik varësisht prej manifestimeve të sëmundjes.

“Pasqyra klinike lëvizë prej ftohjes së lehtë, varësisht përfshirjes së mushkërive dhe formës së rëndë dhe formës më të rëndë e cila bëhet me vendosjen e makinës respiratore. Rrezik për rezultat më të keq ekziston tek personat më të moshuar të cilët kanë pasur sëmundje paraprake në mushkëri. Rreth 80 për qind e përvojës së deritanishme prej këtyre afro 80 mijë të prekurve në botë janë shëruar plotësisht. Tek 15 ka disa komplikime, ndërsa tek pesë ka komplikime serioze. Vdekshmëria është dikur rreth dy për qind. Këta janë numra të përafërt pasi shumë ndryshojnë”, theksoi Filipçe

Ai paralajmëroi se nesër paradite do të kumtohen detaje plotësuese. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close