Lajme nga komunatShkup

Pa rrymë nesër një pjesë e Çairit, Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Qendrës

Për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike, pa energji elektrike nesër do të mbeten disa pjesë të Çairit, Kisella Vodës, Qendrës dhe Gjorçe Petrovit.

Shkup, 5 shkurt 2020 (MIA) – Për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike, pa energji elektrike nesër do të mbeten disa pjesë të Çairit, Kisella Vodës, Qendrës dhe Gjorçe Petrovit.

Siç informon QMK – Shkup, në kohën prej orës 12:30 deri në orën 15:30 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga rrugët “Resenska”, ndërsa prej orës 08:30 deri në orën 10:30 një pjesë e rrugës “Mishko Mijhajllovski” dhe rrugicat përreth.

Prej orës 09:00 deri në orën 14:00 një pjesë e rrugëve “Ibe Palikuqi”, “Kiçevska” dhe “Zenel Hajdini”. Prej orës 10:30 deri në orën 13:00 një pjesë e rrugëve “Gjorgji Dimitrov” dhe “Lokov”, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 10:30 rruga “Hristo Smirnenski” numër 46,a.

Gjatë periudhës prej orës 09:00 deri në orën 14:00 rruga “Aleksandar Makedonski” dhe rrethina prapa pompës së benzinës, rruga “Cërnogorska” nr49 dhe 51, rruga “Cërnogorska” 2 prej numrit 2 deri në numrin 72, rruga “Cërnogorska” 14 prej numrit 2 deri në numrin 14, rruga “Andrea Zograf”, një pjesë e rrugës “Smilevska” dhe një pjesë e rrugës “Boris Sarafov” në afërsi të pompës së benzinës. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close