Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Pa punë gjatë vitit të kaluar në Tetovë kanë mbetur 1.157 persona

Ka 7.588 persona të papunësuar më shumë në rajonin e Tetovës dhe pesë komunave rurale, sipas të dhënave të Qendrës për punësim, nëse krahasojmë vitin 2020 dhe 2021 në këtë periudhë. Në mars të vitit 2020 kishte 13.194 të papunë, ndërsa tani më 28 shkurt, janë regjistruar 7.588 më shumë, pra 20.782 të papunë. Për shkak të krizës së Kovid-19, punën e tyre e humbën 1.157 persona.

Tetovë, 4 mars 2021 (MIA) – Ka 7.588 persona të papunësuar më shumë në rajonin e Tetovës dhe pesë komunave rurale, sipas të dhënave të Qendrës për punësim, nëse krahasojmë vitin 2020 dhe 2021 në këtë periudhë. Në mars të vitit 2020 kishte 13.194 të papunë, ndërsa tani më 28 shkurt, janë regjistruar 7.588 më shumë, pra 20.782 të papunë. Për shkak të krizës së Kovid-19, punën e tyre e humbën 1.157 persona.

“Në periudhën prej 11 marsit të vitit 2020 deri më 28 shkurt të vitit 2021 ose një vit me krizën e Kovi-19, ndërprerje të punësimit në Qendrën për punësim është regjistruar në gjithsej tek 1.157 persona. Për më tepër, në lidhje me personat e parë të regjistruar në regjistrat e personave të papunë deri më 28 shkurt, ka 2.520 persona të papunë. Personat e tjerë të papunë janë për arsye të tjera”, informon shefi i Qendrës për punësim në Tetovë, Lupço Apostollovski.

Te personat që kanë humbur punën e tyre, më shpesh, janë të punësuar në prodhimtari dhe tregti.

“Sipas arsyeve për ndërprerjen e punësimit, shumica e tyre janë për shkak të skadimit të afatit të caktuar të punës, ndërsa sa i përket veprimtarisë së punëdhënësit, shumica e tyre janë nga aktiviteti përpunues dhe tregtia me shumicë dhe pakicë”, informon Apostollovski.

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i personave të papunë, 20.782 janë punëkërkues aktivë dhe 4.608 punëkërkues pasivë.

“Numri i personave të papunë të regjistruar në Qendrën, krahasuar me muajin e kaluar të janarit të vitit 2021 është rritur në shkurt me 310 persona të papunë”, thotë Apostollovski.

Qendra e Tetovës nga 15 marsi fillon me zbatimin e planit operativ për programet aktive dhe masat për punësimin në tregun e punës për vitin 2021. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close