0_Sport,PortalFutboll

Ozil nuk dëshiron ta braktis Arsenalin

Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil nuk ka për qëllim ta braktis klubin londinez para skadimit të kontratës së tij në verë të vitit 2021. Në intervistë për "Bein Sports", Ozili, po ashtu, ka shprehur fjalë pozitive për menaxherin e ri, Mikel Arteta.

Londër, 17 janar 2020 (MIA) – Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil nuk ka për qëllim ta braktis klubin londinez para skadimit të kontratës së tij në verë të vitit 2021. Në intervistë për “Bein Sports”, Ozili, po ashtu, ka shprehur fjalë pozitive për menaxherin e ri, Mikel Arteta.

“Unë jam tepër i kënaqur nga kontrata ime dhe do të mbetem në Arsenal deri në fund. Nuk di se çka do të ndodh në të ardhmen, por për këtë është interesante. Arteta e kthen frymën e vërtetë në Arsenal – luftë, posedim i topit, kontroll të ndeshjes. Metodat e tij funksionojnë dhe na sjellin sukses. Disponimi në zhveshtore është i madh. Arteta është menaxheri i duhur për Arsenalin”, thotë Ozil.

Fudbollisti gjerman me prejardhje turke ka pagë javore prej 350.000 funtave, e cila është një nga më të lartat në Premier Ligë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close