0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Ozil: E dua Arsenalin, mbetem këtu!

Futbollisti gjerman, Mesut Ozil ka deklaruar se nuk do ta braktis Arsenalin deri në vitin 2021.

Londër, 13 gusht 2020 (MIA) – Futbollisti gjerman, Mesut Ozil ka deklaruar se nuk do ta braktis Arsenalin deri në vitin 2021.

Ish lojtari i kombëtares gjermane ka 31 vjet dhe fiton 350 mijë paund në javë në Arsenal dhe prandaj nuk e braktis klubin.

Njëkohë i paguar 43 milion euro në Real Madrid, tani ai thotë se dëshiron të mbetet deri në fund të marrëveshjes dhe t’i jep Arsenalit gjithçka nga vetja.

“Punët nuk kanë qenë ideale, ka qenë vështirë, por unë e dua Arsenalin. Unë do të vendos se kur do të largohem, askush tjetër. Do t’i jap Arsenalit gjithçka nga vetja, situata si kjo nuk mund të më thyejnë, ata vetëm do më bëjnë më të fuqishëm. Tregova më parë se mund të kthehem nga situata të pafavorshme dhe atë do ta dëshmoj përsëri”, ka thënë Ozil, citohet nga Bi-Bi-Si. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close