0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Osmani: Testimi masiv nuk është çështje e resurseve, por e strategjisë

Masiviteti i testimit nga koronavirusi nuk është çështje e mungesës së resurseve, por e një strategjie që duhet bazuar shkencërisht dhe në mënyrë empirike dhe të vjen nga një Komision ekspertësh dhe jo të bazohet në vendime politike dhe presionin e publikut, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili është edhe koordinator i Shtabeve të pushtetit lokal dhe Qytetit të Shkupit.

Shkup, 6 prill 2020 (MIA) – Masiviteti i testimit nga koronavirusi nuk është çështje e mungesës së resurseve, por e një strategjie që duhet bazuar shkencërisht dhe në mënyrë empirike dhe të vjen nga një Komision ekspertësh dhe jo të bazohet në vendime politike dhe presionin e publikut, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili është edhe koordinator i Shtabeve të pushtetit lokal dhe Qytetit të Shkupit.

Në pjesëmarrjen në emisionin “Top tema” në TV Telma përmes video-lidhjes, ai sqaroi se për momentin strategjia e Komisionit për sëmundje infektive në lidhje me testimin të cilin e shpjegojnë nga Qeveria, është zbatimi i testeve me të cilin detektohen vetëm ata persona me anketim pozitiv epidemiologjik, simptoma ose ndonjë kontakt. Kështu nuk lejojmë, tha Osmani, të kemi rezultate negative të rreme me çka njerëzit do të relaksoheshin pa nevojë.

“Nëse bëni testim masiv, të gjithë ata që do të tregohen negativ sot, do të lëvizin lirshëm nesër, duke konsideruar se nuk janë bartës të virusit. Sigurisht, nëse të gjithë do të kishin mundësinë për t’u testuar në të njëjtën kohë me teste, do të ishte një përfitim shtesë. Komisioni mblidhet në baza ditore dhe testimi nuk është çështje e mungesës së resurseve, por çështje e strategjisë. Nëse nesër vijnë konkluza të reja të testimit, ne do të gjejmë mënyrë se si të sigurojmë burimet për ta bërë këtë. Por nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të presionit të publikut, për shkak të frikës. Kjo duhet të bazohet shkencërisht dhe në mënyrë empirike dhe të vjen nga një Komision ekspertësh. Nëse fillojmë këto vendime të jenë më shumë politike, më shumë nën presion të publikut, ne e humbim strategjinë bazë dhe kjo është që rekomandimet të vijnë nga epidemiologët, infektologët dhe organet profesionale, ndërsa ne si politikanë të jemi vetëm zbatues përmes krijimit të resurseve të strategjive që ata do t’i propozojnë”, tha Osmani.

Ndryshe, Osmani i cili edhe vetë është mjek aktiv, ka thënë se pjesërisht është i pranishëm frika tek punonjësit shëndetësor nga ajo nëse mjaftueshëm janë të mbrojtur, ndërsa edhe Qeveria ka mbajtur seancë të posaçme mu në këtë temë. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close