0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Osmani: Të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias t’i zbatojmë në planet aksionare

Çdo tentim për zhvendosje të njëanshme të balancit në marrëdhëniet maqedono- shqiptare që është arrit me shumë mund, me shumë sakrificë nga dy anët që sot të flasim për shtet funksional multietnik, do të hap rrethin magjik dhe spiralen e cila plotësisht do të na largojë nga rruga në të cilën jemi nisur. Këtë sot në brifing me gazetarë e tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Shkup, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Çdo tentim për zhvendosje të njëanshme të balancit në marrëdhëniet maqedono- shqiptare që është arrit me shumë mund, me shumë sakrificë nga dy anët që sot të flasim për shtet funksional multietnik, do të hap rrethin magjik dhe spiralen e cila plotësisht do të na largojë nga rruga në të cilën jemi nisur. Këtë sot në brifing me gazetarë e tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Duke shpjeguar se çfarë nënkupton zhvendosje e njëanshme, ai ka thënë se çfarëdo tentimi, për shembull nëse gjykatësit kushtetues maqedonas mbivotojnë gjykatësit kushtetues shqiptarë, apo Ministria e Drejtësisë pa pëlqim nga Qeveria, nëse Kuvendi pa pëlqim edhe të përfaqësuesve të bashkësive etnike, nëse kushdo tjetër në shtet nëse tenton një çështje më  senzitive t’i qaset njëanshëm, siç tha, “e thyen boshtin në të cilin mbahet balanci i raporteve maqedono-shqiptare në shtet”.

“Çdo qasje duhet të jetë inkluzive dhe këtë e konstaton Komisioni i Venecias se nuk guxon të ketë asnjë tentim për zhvendosje të atij balanci, njëanshëm, ose pa pëlqim të të gjithë bashkësive etnike, pasi ajo është bazë e Marrëveshjes së Ohrit përmes shumicës së dyfishtë, ose përmes Badenterit”, ka thënë Osmani në pres konferencën e sotme.

Duke komentuar vendimet e Komisionit të Venecias, Osmani ka thënë se “aq sa është i rëndësishëm gjuha, aq është i rëndësishëm edhe shteti juridik”.

“E ndajmë qëndrimin se nuk guxon asnjë lëndë të jetë viktimë e kapaciteteve të papërfunduara. Fokusi duhet të jetë në ndërtimin e shpejtë të kapaciteteve edhe në gjyqësi, administratë, pastaj të gjejmë mënyrë se si asnjë lëndë, të çfarëdo lloji, të mos jetë viktimë e kapaciteteve të papërfunduara në gjyqësi. Lidhur me bankënotat do të duhet përsëri të ulemi inkluzivisht dhe të shohim si të zbatohet kjo konkluzë e Komisionit të Venecias”, ka thënë Osmani.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Osmani ka thënë se Komisioni i Venecias nuk është supermarket ku ju mund të blini një produkt, ndërsa tjetrin të mos e blini.

“Komisioni i Venecias thotë- po, ka vështirësi në gjyqësi për shkak të mospasjes së kapaciteteve, por thotë- po mund të përdorni dygjuhësinë në bankënota. Dhe ju nuk mund të hapni debat për gjyqësinë, ndërsa të mos hapni për bankënotat. Komisioni i Venecias nuk thotë të hidhet poshtë dygjuhësia në gjyqësi”, ka thënë Osmani.

I pyetur nëse kërcënohet dhe në pozicion të zëvendëskryeministrit tregon se çfarë vendimi duhet të sjell Gjykata Kushtetuese, Osmani ka thirrur në një intervistë të presidentit Stevo Pendarovski dhe ka parafrazuar se nuk ka asnjë ligj, vendor apo ndërkombëtar që i ndalon të komentojë vendim gjyqësor.

Ka shtuar se nëse ka zhvendosje të njëanshme të atij balanci nënkupton se nuk ka pse të mbahen ato marrëdhënie, pra kthim prapa para sjelljes së Marrëveshjes së Ohrit dhe hapje të debatit për të.

Ai ka thënë se ligji është zgjidhje kompromisi, balanci është arritur dhe si Qeveri dhe shtet të bëjmë plan aksionar me qëllim të lehtësojmë implementimin.

“Të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias t’i zbatojmë në planin aksionar dhe në krijimin e kapaciteteve. Ky është qëndrimi që sot e ndajë dhe konsideroj se ajo është zgjidhje më e mirë”, ka thënë Osmani. fab/

Прес на вицепремиерот Бујар Османи

Posted by MИА.mk on Недела, 08 декември 2019

 

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close