BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Osmani: Qeveria Hoti nuk e përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani thotë se qeveria e re e formuar sot, udhëhequr nga bashkëpartiaku i saj, Avdullah Hoti, nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 3 qershor 2020 (MIA) – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani thotë se qeveria e re e formuar sot, udhëhequr nga bashkëpartiaku i saj, Avdullah Hoti, nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas Osmanit, e cila që në fillim e kundërshtoi rrëzimin e qeverisë së mëparshme të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, qeveria e Hotit është “e varur nga Beogradi”, pra nga votat e deputetëve të partisë së Listës Serbe (LS), ndërsa është e formuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputeti i nismës Socialdemokrate (Nisma) Haxhi Shala, pas votimit në parlament, deklaroi se fillimisht nuk kishte ndërmend të votonte për kabinetin e Hotit, por kishte ndryshuar mendje pasi kishte folur me ish-komandantin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj dhe me presidentin Thaçi. Kjo, sipas Vjosa Osmanit, do të thotë që Thaçi ia siguroi votën e 61-të Hotit për një shumicë minimale në parlament.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, një qeveri që varet nga Beogradi dhe nga e cila presidenti Thaçi ia ka siguruar votën e 61-të, asnjëherë nuk mund ta përfaqësojë vullnetin e popullit,” deklaroi Osmani për mediat para ndërtesës së parlamentit.

Kryetarja e parlamentit tha se Thaçi nuk kishte qenë kurrë “familja politike” e saj.

“Familja ime politike nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë Hashim Thaçi. Familja ime do të jetë populli i Kosovës”, deklaroi Osmani.

Edhe dy deputetë të tjerë të LDK-së nuk votuan sot për kabinetin e ri të Hotit, i cili përfshin gjithashtu ministra nga AAK, Nisma, LS dhe Grupi 6 Plus, gjegjësisht parti nga bashkësi të tjera etnike jo-shumicë. ls/shk/

 

Back to top button
Close
Close