0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Osmani: Nuk mund të ketë biseda për atributet identitare

Kemi qëllim dhe strategji qartë të përcaktuar se çka duam ta arrijmë dhe me cilin çmim ta arrijmë atë. Qëllimi ynë është arritja e konsensusit lidhur me tekstin e kornizës negociuese dhe më së voni deri në dhjetor të këtij viti të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare, ndërsa vija e kuqe është se nuk mund të ketë diskutim për atributet identitare, por duhet të ketë vazhdim të të të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë me Bullgarinë, porositi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Kemi qëllim dhe strategji qartë të përcaktuar se çka duam ta arrijmë dhe me cilin çmim ta arrijmë atë. Qëllimi ynë është arritja e konsensusit lidhur me tekstin e kornizës negociuese dhe më së voni deri në dhjetor të këtij viti të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare, ndërsa vija e kuqe është se nuk mund të ketë diskutim për atributet identitare, por duhet të ketë vazhdim të të të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë me Bullgarinë, porositi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Vendimi për të filluar negociatat tashmë është sjellë me konsensus të të gjitha 27 vendeve- anëtare më 25 mars të vitit 2020 dhe Konferenca ndërqeveritare paraqet vetëm operacionalizim të vendimit tashmë të miratuar dhe konsensusit tashmë të arritur. Ne jemi të përgatitur për këtë proces dhe kemi vizion të qartë se çfarë duhet të bëjmë, por nuk duhet që gjërat t’i lëvizim me emocione. Nuk mendoj se incidente në komunikimin siç është Memorandumi shpjegues bullgar deri te vendet anëtare duhet të rrënojnë marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë e cila është kornizë e qëndrueshme e cila siguron bazën ligjore për komunikimin midis dy vendeve dhe patjetër ta ruajmë dhe respektojmë. Këto letra do t’i trajtoj si dalje nga ajo që parasheh marrëveshja, por kjo nuk do të thotë se për shkak të këtij lëshimi duhet ta rrënojmë marrëveshjen”, tha Osmani në intervistën për TV Telma.

Ai theksoi se çështjet që trajtohen në memorandum janë çështje që lindin nga e drejta për vetëvendosje dhe nuk janë lëndë e çfarëdo kontesti dypalësh ose shumëpalësh dhe shtoi se ato nuk mund të jenë lëndë as tani. Ekziston një Komision, qëllimi i të cilit është të shmangë procesin nga ndikimi i politikës dhe përpiqet të gjejë mënyra për t’i afruar dy vendet përmes zbardhjes së disa interpretimeve të ndryshme të ngjarjeve historike. Potencoi se Komisioni duhet të vazhdojë të punojë me intensitet të madh dhe të gjendet zgjidhje.

Nëse i komentojmë dokumentet e shumta që janë pjesë e korrespondencës midis vendeve anëtare në baza ditore, theksoi ai, “do ta humbim rrugën”.

“Rruga jonë është e qartë dhe nuk do të na zmbrapsin kësi sulme dhe ofendime. Ne kemi interes të zhvillojmë marrëdhënie të mira me Republikën e Bullgarisë, ndërsa Marrëveshja e fqinjësisë së mirë është bazë e shkëlqyeshme për këtë dhe patjetër t’i respektojmë të gjitha dispozitat e saj. Mungesa e komunikimit gjatë periudhës së pandemisë dhe para zgjedhjeve ka krijuar hendek që tani duhet të rivendoset në nivelin e ekspertëve dhe komisioneve dhe jam i bindur se në fund do të mbizotërojë arsyeja dhe racionaliteti – sepse interes strategjik jo vetëm i Bullgarisë, por edhe i BE-së është që ky proces të vazhdojë. Konstatimi është se qëndrimi i shumicës së vendeve anëtare është i qartë pasi këto çështje nuk mund të zgjidhen përmes kornizës negociuese, por përmes marrëveshjeve dhe jam i bindur se do ta arrijmë këtë edhe me Republikën e Bullgarisë përmes bisedimeve dhe vazhdimit të implementimit të marrëveshjes nga të dy palët dhe me ndihmën e miqve tanë strategjikë të cilat kanë qenë garantues të marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë”, theksoi Osmani.

Ai thekson se Samiti i Sofjes më 10 nëntor duhet të jetë kurora e suksesit në Bruksel dhe të festohet kulminacioni i marrëdhënieve midis dy vendeve si bashkëkryesues të Procesit të Berlinit, por edhe kompletimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. fab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close