0_Maqedoni.PortalPolitikë

Osmani-Jan Kop: Në zgjedhjet u konfirmua orientim euroatlantik i vendit

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadorin holandez në vend Dirk Jan Kop.

Shkup, 30 korrik 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadorin holandez në vend Dirk Jan Kop.

“Me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop e konfirmuam orientimin euroalantik të vendit që u legjitimua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare”, ka shënuar në profilin e tij në Fejsbuk, Osmani.

Osmani në takim theksoi se me votën e tyre qytetarët kanë dhënë mesazh të qartë për atë çka presin, çfarë duan të jetë, si dhe ajo se kush duhet ta kryesojë Qeverinë e re.

“Mbetet që përfaqësuesit udhëheqës politik të sigurojnë shumicë stabile politike përmes të cilës do ta arsyetojnë këtë besim dhe do t’i realizojnë kërkesat legjitime të qytetarëve”, ka shënuar Osmani në Fejsbuk pas takimit me ambasadorin holandez Jan Kop. fb?

Back to top button
Close
Close