0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPolitikëVideo deklaratë

Osmani: Jam i bindur se interes strategjik i Bullgarisë është që vendi të jetë pjesë e BE-së, dallimet do t’i tejkalojmë me komunikim intensiv

 Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot theksoi se është i bindur se interes strategjik i Republikës së Maqedonisë Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe beson se të gjitha dallimet do t'i kthejnë në kornizë përmes komunikimit intensiv dhe përmes vazhdimit të punës së komisionit. 

Shkup, 19 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot theksoi se është i bindur se interes strategjik i Republikës së Maqedonisë Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe beson se të gjitha dallimet do t’i kthejnë në kornizë përmes komunikimit intensiv dhe përmes vazhdimit të punës së komisionit.

“Jam i bindur se qasja është intensifikimi i komunikimit. Gjithmonë kur ka një boshllëk në komunikim diçka tjetër e plotëson boshllëkun. Boshllëkun e plotësojnë keqkuptimet, paragjykimet, ndikimet e jashtme të ndryshme, dhe ai krijohet gjithmonë kur ju do të ndërpritni me komunikimin që ta shkurtojmë boshllëkun  të cilin ndonjë tjetër do të mund ta plotësojë me një agjendë tjetër”, tha Osmani në përgjigjen e pyetjes  së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme në të cilat i prezantoi prioritetet në politikën e jashtme në katër vitet e ardhshme.

Ai theksoi se në bisedë me shefen e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva janë dakorduar  se duhet të intensifikohet dinamika, të dakordohen takime të nivelit më të lartë të mundshëm, të vazhdojë puna e komisionit dhe të insistojnë që i gjithë komunikimi, bisedimet midis të dyja shteteve dhe tejkalimi i dallimeve të jenë në suaza të instrumenteve të cilat i parashikon Marrëveshje për fqinjësi të mirë.

Theksoi se memorandumi bullgar devijon nga  parimet në të cilat bazohet Marrëveshja e cila është nënshkruar me Bullgarinë, ndërsa qëllimi i të cilës, siç theksoi, ishte pikërisht kjo – të krijohet kornizë, të krijohen instrumente ku mundet të tejkalohen dallimet të cilat ekzistojnë midis të dyja vendeve nëpër dekada.

Ai mendon se nuk duhet të lejohen devijime në kornizë e cila është krijuar, ta na e shpërqendrojë vëmendjen  dhe plotësisht të na largojë nga “ura  e rëndësishme që e kemi ndërtuar”.

Osmani tha se planifikon me opozitën të ketë bashkëpunim të hapur dhe të drejtpërdrejtë, por nëse ideja për bashkëpunim është e sinqertë. ar/

Претставување на мандатната мисија на МНРПрес на Бујар Османи

Posted by MИА.mk on Сабота, 19 септември 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close