0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Osmani: Është koha të hapen kufijtë pa kufizime

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se është koha të hapen kufijtë pa kurrfarë kufizimesh.

Shkup, 23 qershor 2020 (MIA) –  Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se është koha të hapen kufijtë pa kurrfarë kufizimesh.

“Është koha t’i hapim aeroportet dhe kufijtë pa kufizime!”, shkroi zëvendëskryeministri Osmani.

Mundësia për hapjen e plotë të kufijve pa kushtet aktuale gjegjësisht PSR testin e obligueshëm dhe vetizolimi do të jetë temë e bisedës me Komisionin për Sëmundje Infektuese edhe sot me ç’rast do të sjellë vendim të përshtatshëm.

Qeveria në seancën e djeshme e pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektuese për kthimin në normal të transportit të organizuar të udhëtarëve nga komuna e Tetovës.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close