0_Maqedoni.PortalPolitikë

Osmani dhe Derkoski bënë thirrje për zgjedhje korrekte dhe demokratike, përgjegjësia është e të gjithëve pjesëmarrësve

– Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani sot nga selia e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dërgoi porosi deri te të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të lira, duke pasur parasysh se vendi duhet të fitojë datë për fillimin e negociatave.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani sot nga selia e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dërgoi porosi deri te të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të lira, duke pasur parasysh se vendi duhet të fitojë datë për fillimin e negociatave.

“Këtë herë është specifike sepse koha disi përkon me raportin e jashtëzakonshëm të cilin e presim në shkurt dhe vendimin për fillimin e negociatave në samitin e pranverës të BE-së me të gjithë përgatitjen, e madje edhe fillimin e fushatës së këtij procesi zgjedhor, e prej këtu nevoja, gjegjësisht rëndësia e këtij procesi zgjedhor të jetë sipas standardeve më të larta evropiane demokratike me qëllim që të tregojmë pjekuri si shtet të cilin edhe e shfaqim në të gjitha ciklet paraprake zgjedhore në vitet e fundit. Me të vërtetë ne jemi shtet demokratik evropian i cili meriton që të jetë pjesë edhe e BE-së”, tha Osmani pas takimit me anëtarët e KSHZ-së.

Osmani tha se gjithmonë kur vjen në KSHZ thotë  se duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, por kësaj here vërtet duhet të jetë kështu për shkak të procesit integrues, megjithatë, siç theksoi, “këtë herë me të vërtetë është kështu”.

“Këtë herë me të vërtetë është kështu sepse është shumë e freskët kujtesa e të gjitha vendeve – anëtare kur bisedohet për ne në mars, ndërsa më 26 mars do të jetë dita e katërt e fushatës zgjedhore. Domethënë secili devijim nga procesi normal i zgjedhjeve që i ngjan një shteti evropian do të jetë i freskët në kujtesën e vendeve – anëtare të cilat do ta sjellin vendimin”, tha zëvendëskryeministri.

Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje i porositi se përgjegjësia është e të gjithëve dhe se është shumë më e madhe se sa për secilin proces tjetër.

“Duhet të tregojmë pjekuri që t’i përgjigjemi kësaj përgjegjësie. Ishte kënaqësi për mua që nga KSHZ-ja mora informacion se kanë të gjitha kapacitetet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike e madje i kishin tejkaluar edhe vështirësitë e caktuara teknike të cilat i kishin në ciklet e kaluara zgjedhore dhe se presin zgjedhje me të vërtetë korrekte dhe demokratike”, deklaroi zëvendëskryeministri.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkovski,potencoi se secili prej pjesëmarrësve ta marrë përgjegjësinë e vet për organizimin e zgjedhjeve dhe qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre dhe të dalin në votim.

Zëvendëskryeministri Osmani tha se në seancën e sotme Qeveria do të informojë për nevojën e miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, të cilat janë në draft version dhe ende nuk janë në procedurë. Seanca e fundit kuvendore do të caktohet për më 3 shkurt, tha Osmani.

“Para se të vija në këtë takim u dëgjova me kryetarin e Kuvendit që të pyes se cilat janë afatet para shpërbërjes së Kuvendit që të miratojmë çfarëdo lloj ligji dhe qëndrimi i tij ishte se 3 shkurti është seanca e fundit në të cilën do të mund ta kalojmë ne këtë ligj, kështu që edhe sot biseduam në hollësi për këto ndryshime para së gjithash në kuptim të zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe për çështje të caktuara të cilat veçanërisht kanë të bëjnë me fushatën, në pagesën e fushatës dhe në mundësitë e caktuara për votim të një grupi të caktuar të qytetarëve. Afatet janë shumë të shkurtra. Ne sot kemi seancë të Qeverisë në Shtip pasdite dhe me raport nga ky takim unë sot do të bisedoj në Qeveri me qëllim që të definojmë afate dhe hapa konkretë se çka më tutje prej sot sepse dukshëm nuk ka shumë kohë për sjelljen e ligjit, ndërsa ai është shumë i rëndësishëm për një proces normal”, tha Osmani.

Kryetari i KSHZ-së Derkoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me pastrimin e Listës zgjedhore tha se ajo rregullisht azhurnohet, por se ajo asnjëherë nuk mund të jetë në mënyrë ideale e pastër sepse është kategori e ndryshueshme sepse çdo ditë ndryshohet.

Osmani dhe anëtarët e KSHZ-së ishin marrë vesh për takim me Qeverinë teknike për organizimin e zgjedhjeve, por kishin biseduar edhe për çështje të tjera logjistike. fc/

Back to top button
Close
Close