0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale

Osmani: Bullgaria e mbështet integrimin evropian të vendit, miqtë tanë janë pranë nesh në këtë rrugëtim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vlerësuar se marrëveshja me Bullgarinë është krejtësisht bilaterale dhe në këtë frymë ajo kultivohet dhe implementohet. Sipas tij, obligimi për t’i tejkaluar dallimet në interpretimin e historisë në marrëveshje të përbashkët ndërmjet dy vendeve është siç thotë, “obligim i jonë dhe nuk ikim nga asnjë shkronjë e marrëveshjes për fqinjësi të mirë”.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vlerësuar se marrëveshja me Bullgarinë është krejtësisht bilaterale dhe në këtë frymë ajo kultivohet dhe implementohet. Sipas tij, obligimi për t’i tejkaluar dallimet në interpretimin e historisë në marrëveshje të përbashkët ndërmjet dy vendeve është siç thotë, “obligim i jonë dhe nuk ikim nga asnjë shkronjë e marrëveshjes për fqinjësi të mirë”.

“Kuptohet se miqtë tanë janë pranë nesh në këtë rrugëtim siç kanë qenë në çdo moment në zhvillimin pozitiv të këtij vendi. Ne bashkëbisedojmë nëpërmjet diplomacisë tonë dhe politikës këtu për të shpjeguar këto konteste dhe për të arritur një mirëkuptim për të vazhduar rrugën e integrimit dhe gjetjen e zgjidhjeve që dalin si obligim i marrëveshjes”, ka thënë ministri Osmani në emisionin në Klan Debat.

Ai thekson se çështjet e atributeve identitare, gjuhës, përkatësisë etnike nuk janë pjesë që i trajton marrëveshja për fqinjësi të mirë. Për shkak se konsiderohet siç shton “atributet identitare janë pjesë e të drejtës për vetpërcaktim dhe vetëvendosje”.

“Për çështjet historike që nuk ka mundësi të vetpërcaktohen është formuar Komision i cili duhet të gjejë dëshmi për atributet e tyre identike. Momenti i dytë, pasi e drejta e vetpërcaktimit është e drejtë bashkëkohore, marrëveshja e Prespës këtë gjë e ka konfirmuar. Aty janë definuar edhe çështjet e atributeve identitare, gjuhës, përkatësisë, emrit të vendit dhe kjo është mbyllur si marrëveshje e lehtësuar ndërkombëtarisht dhe e aprovuar ndërkombëtarisht dhe këto nuk janë pjesë që janë trajtuar në marrëveshjen me Bullgarinë”, ka thënë Osmani.

Ai shton se është i bindur se Bullgaria e mbështet integrimin evropian të vendit dhe kjo u dëshmua në samitin e marsit.

”Duke ekzistuar këto dallime, Bullgaria mbështet konkuzionet e Këshillit Evropian për të marrë vendimin e përbashkët për fillimin e bisedimeve duke lënë si deklaratë të njëanshëm unilaterale vërejtjet e veta në procesverbalet e dokumentit. Dhe në këtë mënyrë tregoi se mbështet rrugëtimin tonë evropian ose anëtarësimin në BE që është interes i konfirmuar në samitin e Sofjes në vitin 2008. Tani duhet ekspertët të vazhdojnë me punën e tyre dhe të gjejnë pikat e përbashkëta të interpretimit të këtyre çështjeve dhe me këtë përmbushen parakushtet të respektohet neni 2 i marrëveshjes ajo pra që Bullgaria mbështet anëtarësimin në BE”, thekson mes tjerash ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani. fab/

 

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close