0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

OSBE: Mbështetësit e partive politike të përmbahen nga përmbajtjet fyese në çfarëdo baza

Misioni i OSBE-së në Shkup dënon të gjitha format e racizmit, antisemitizmit dhe jotolerancës.

Shkup, 9 janar 2020 (MIA) – Misioni i OSBE-së në Shkup dënon të gjitha format e racizmit, antisemitizmit dhe jotolerancës.

Misioni në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk ka ftuar anëtarët dhe mbështetësit e gjitha partive politike të përmbahen nga shprehja dhe shpërndarja e përmbajtjeve fyese në baza etnike, fetare apo tjera.

“Periudhat parazgjedhore janë kohëra kur shtetet janë të prekshëm në gjuha e diskriminimit dhe jotelerancës që mund të sjell deri te pasoja serioze. Të dhënat e Misionit dhe të OJQ-ve lokale nga shtatë vitet e kaluara tregojnë se incidentet e gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje historike gjatë kohës së periudhës parazgjedhore ve[mas në baza të përkatësisë etnike e politike”, theksojnë në OSBE.

Misioni shton se kjo është kohë e rëndësishme për vendin, duke pasur parasysh zbatimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. OSBE thekson se zgjedhje të lira, korrekte dhe pa gjuhë të urrejtjes janë të domosdoshme për vendin. fab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close