0_Maqedoni.PortalSektori civilUncategorized

OSBE lëshoi në përdorim faqe të re online për luftë kundër dhunës mbi femrat

Sekretariati i OSBE-së, sot e lëshoi në përdorim faqen e internetit www.stopvawnow.org ku mund të marrin informacione për ndihmën rreth dhunës mbi gruan si mbështetje të përpjekjeve për ndalim dhe luftë kundër saj.

Shkup, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Sekretariati i OSBE-së, sot e lëshoi në përdorim faqen e internetit www.stopvawnow.org ku mund të marrin informacione për ndihmën rreth dhunës mbi gruan si mbështetje të përpjekjeve për ndalim dhe luftë kundër saj.

Faqja e internetit është në dispozicion në gjashtë gjuhë dhe është mjet praktik për zbatimin e ligjit, organizatat joqeveritare dhe opinioni më i gjerë në Shqipëri, Mal të Zi, Ukrainë, Moldavi, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Nga sekretariati sqaruan se pjesa “Më duhet ndihmë”, gratë viktima të dhunës munden të gjejnë informacione me kënd të komunikojnë nëse kanë nevojë për mbështetje si dhe numrat e telefonit të organizatave jo qeveritare lokale dhe linja për ndihmë.

“Në pjesën ‘Dua të ndihmojë’, OSBE ka vendosur manual me udhëzime për qytetarët të dinë çfarë të ndërmarrin për të ndihmuar në zgjidhjen e situatave kritike, për të siguruar mbështetje për gratë, si dhe ngritjen e vetëdijes. Pjesa ‘Dua informacione’ shton hollësira shtesë për rezultatet dhe sugjerimet e Hulumtimit për mirëqenie dhe siguri për gratë të kryesuar nga OSBE, që ishin të publikuara në fillim të vitit. Hulumtimi zbuloi se 70 për qind të grave në Evropën Juglindore dhe Lindore kanë përjetuar ndonjë lloj të dhunës ngacmim seksual, fizik, psikologjik, kërcënim ose shqetësim seksual, por përqindja e incidenteve të raportuara mbetet e ulët. Vetëm 15 për qind e grave kanë lajmëruar dhunë serioze nga ana e partnerit të tyre”, shtuan nga ana e Sekretariatit.

Serani Sigel, projekt-menaxhere e hulumtimit për mirëqenie dhe sigurinë e grave, i kryesuar nga OSBE, gjë që tregon se ajo që është më e nevojshme për gratë që kanë përjetuar incident të dhunshëm është mbështetja morale dhe dikush me të cilin do të flasë për këtë, deklaroi që hulumtimi, gjithashtu, e thekson rëndësinë e të folurit për dhunën dhe t’u sigurohen resurse grave për të raportuar dhunën.

“Faqja e internetit do të ndihmojë në këtë drejtim dhe do t’i mundësojë grave të gjejnë një numër të madh të alternativave të raportimit të dhunës dhe të fitojnë mbështetje”, theksoi Sigel

Lëshimi i faqes së internetit më 10 dhjetor përputhet me mbarimin e fushatës së OSBE-së “Fund për heshtjen”, fushatë ndërkombëtare që përfshin 16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata “Fundi i Heshtjes” u përqëndrua në ndryshimin e mënyrës se si njerëzit mendojnë dhe qëndrimet që kontribuojnë në pabarazinë gjinore dhe kështu edhe në dhunën ndaj grave.

Fushata përfshiu shumë nga rajoni përmes kanaleve sociale të OSBE-së dhe është vërejtur nga 39.000 njerëz në Fejsbuk dhe mbi 57.000 impresione në Tuiter dhe 16.000 në Instagram. Filtri i dizajnuar posaçërisht në Instagram regjistroi 83.000 përshtypje në 16 ditë. Fushata ka marrë një mbështetje të gjerë si nga media ashtu edhe nga personat me ndikim me një shtrirje të kombinuar prej mbi 20 milionë njerëz. bs/

Back to top button
Close
Close