BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Oruç rejs” me pozitë të pandryshuar, Dendias në takim me Pompeon

Anija turke "Oruç rejs", në mëngjes  lundroi në jug të ishullit grek Rodos dhe  juglindje të Kretës, ndërsa në ndërkohë, Greqia  mundohet në mënyrë diplomatike t'i bllokojë aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 14 gusht 2020 (MIA) – Anija turke “Oruç rejs”, në mëngjes  lundroi në jug të ishullit grek Rodos dhe  juglindje të Kretës, ndërsa në ndërkohë, Greqia  mundohet në mënyrë diplomatike t’i bllokojë aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i Diplomacisë greke Nikos Dendias sot në Vjenë do të takohet me sekretarin shtetëror amerikan Majk Pompeo, ndërsa nga kryeqyteti austriak, do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, bisedat e Dendias dhe Pompeos do të fokusohen në ngjarjet në Mesdheun Lindor,  nën prizmën e eskalimit të shkeljeve turke.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të takohet edhe me  homologun e tij austriak me të cilin së bashku  do të marrin pjesë në Këshillin për punë të jashtme të BE-së që do të mbahet  përmes videokonferencës, ndërsa është konvokuar  gjendje e jashtëzakonshme, pas kërkesës së Athinës zyrtare për, sipas MPJ-së greke “të bisedohet për aktivitetet ilegale të Turqisë në pjesën e platformës kontinentale greke”.

Ministri shtetëror i Greqisë Jorgos Gerapetritis duke folur për radion “Skaj” tha se  nga mbledhja e sotme e shefave të diplomacive të BE-së presin mbështetje të qartë nga unioni për pozitat greke.

Për ngjarjet në Mesdheun lindor, kancelarja gjermane Angela Merkel, dje  në telefon ka biseduar me kryeministrin Kirjakos Micotakis dhe me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Nga kabineti i kryeministrit grek kumtuan se Micotakis e ka informuar Merkelin për shkeljet tiuristike  në vigjilje të mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së.

Sipas agjencisë gazetareske turke “Anadolia”, Erdogan gjatë bisedës telefonike me Merkelin ka theksuar se Turqia beson në zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor në suaza të së drejtës ndërkombëtare, të themeluar në dialog dhe drejtësi. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close