0_Magazinë.PortalDisenj

Orë që ka kushtuar 350 dollarë, tani vlen 700.000

Një ushtarak i pensionuar nga SHBA në vitet e '70-ta ka blerë orë dore për 345,97 dollarë, por asnjëherë nuk e ka mbajtur. Para ca kohësh e ka dorëzuar në vlerësim dhe ka mësuar se ai, në fakt, posedon pasuri

Los Anxhelos, 29 janar 2020 (MIA) – Një ushtarak i pensionuar nga SHBA në vitet e ’70-ta ka blerë orë dore për 345,97 dollarë, por asnjëherë nuk e ka mbajtur. Para ca kohësh e ka dorëzuar në vlerësim dhe ka mësuar se ai, në fakt, posedon pasuri.

Ora Roleks ka vlerë mes 500.000 dhe 700.000 dollarë, nëse ofrohet në ankand. Pra ky wshtw modeli i “Rolex Oyster Cosmograph Reference 6263”.

“Nuk mendoj se në botë ka orë tjetër nga ky model, dhe kështu mirë ruajtur”, i ka thënë vlerësuesi i orës, ushtarakut të pensionuar.

Ora e çmuar ka qenë e blerë derisa ushtari ka qenë i vendosur në Tajland. Siç shpjegon, ai nuk ka marrë vesh në ora, por ka vënë re se pilotët e fluturimeve komerciale mbajnë orë Roleks dhe ka vendosur që të blej një të tillë. Atëherë as që ka parashikuar se ai model është i njëjti me atë të yllit hollivudian Poll Njuman në filmin “Winning” të vitit 1969 që mes tjerash, e bën orën e këtillë, bukur mirë interesante për koleksionistët e orëve. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close