0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Orce dhe Ana Kamçev do të dëshmojnë për rastin “Reket”

Biznesmeni Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij Ana Kamçev sot duhet të paraqiten në Gjykatën penale në Shkup si dëshmitarë në Prokukorinë për rastin "Reket", në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.

Shkup, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Biznesmeni Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij Ana Kamçev sot duhet të paraqiten në Gjykatën penale në Shkup si dëshmitarë në Prokukorinë për rastin “Reket”, në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.

Në seancën e parë për rastin “Reket” që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec u dënua me tre vjet burg pasi e pranoi fajin për rastin dhe lënda për të është ndarë nga ai kundër Boki-13 dhe Janevës.

Milevski ka të drejtë të ankesës deri tek Gjykata e Apelit vetëm në pjesën e kohëzgjatjes së dënimit. Në vuajtjen e dënimit, siç thonë nga Gjykata, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arresti shtëpiak duke filluar nga 15.07.2019.

Në seancën e sotme për “Reket” nga arresti shtëpiak duhet të sillet e akuzuara e dytë Katica Janeva, ndërsa i akuzuari i parë Boki-13 nga burgu i Shkupit ku po e vuan masën e paraburgimit.

Boki 13 dhe Katica Janeva do të dëshmojnë se nuk janë fajtorë. Vilma Ruskovska në fjalimin hyrës në seancën gjyqësore tha se viktima në këtë lëndë nuk janë ata të cilëve u kanë kërkuar para, por jemi viktima të gjithë qytetarët e këtij shteti.

Prokuroria, tha Ruskovska, do të dëshmojë se Janeva këtë e kishte bërë nga lakmia dhe se me vetëdije e kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, me çka e kishte tradhtuar besimin e popullatës.

“Do të bëjmë të ditura dëshmi të forta se Janeva me vetëdije dhe me paramendim Bokit 13 i kishte dhënë materiale nga procedurat parahetimore të cilat janë sekret zyrtar që të mundet Boki 13 nga të akuzuarit në ato procedura të kërkojë miliona që ato procedura të përfundojnë me marrëveshje ose në rastet më të mira si dëshmitarë”, deklaroi Ruskoska.

I akuzuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13 në Gjykatë tha se kishte jetuar për ditën kur do të mund të flasë, sepse është cak i linçimit publik pesë muaj për rast të montuar të quajtur “Reket”. E akuzuara e dytë Janeva, tha se nuk ndjehet fajtore dhe se është krenare për PSP-në dhe ekipin të cilin e kishte udhëhequr katër vite.

Rastin “Reket”, në të cilin Kamçevi kërkon dëmshpërblim prej 1.500.000 euro, për çka Ruskoska tha se në këtë rast nuk mund të ketë të dëmtuar, por dëshmitarë, e hapi Prokuroria Publike me denoncim të kryeministrit Zoran Zaev.

Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit. fb/

Back to top button
Close
Close