EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Orban: Kufijtë hungarezë mbesin të mbyllura

 Hungaria edhe më tej do t'i mbajë të mbyllur kufijtë e saj dhe do t'i bëjë maskat për fytyrë të obligueshme nëpër kinema, teatro dhe institucione sociale që të pengohet përhapja e koronavirusit, deklaroi sot kryeministri Viktor Orban.

Budapest. 16 shtator 2020 (MIA) – Hungaria edhe më tej do t’i mbajë të mbyllur kufijtë e saj dhe do t’i bëjë maskat për fytyrë të obligueshme nëpër kinema, teatro dhe institucione sociale që të pengohet përhapja e koronavirusit, deklaroi sot kryeministri Viktor Orban.

Mediumet britanike transmetojnë se Orban ka thënë se vala e dytë e pandemisë pritet ta arrijë kulmin rreth dhjetorit ose janarit.

Kryeministri hungarez theksoi se qeveria e tij ka vendosur kufizim të çmimit të testeve të Kovid-19 nga 19.500 forintë (54 euro). fb/

Back to top button
Close
Close