EvropëEvropë.Portal

Orban: Evropa nuk është në Bruksel, Evropa jemi ne

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Budapesti ka mësuar që nuk është e domosdoshme t'i pëlqejë "elitës së lodhur të Brukselit", duke potencuar se Hungaria është ardhmëria e Evropës.

Budapest, 17 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Budapesti ka mësuar që nuk është e domosdoshme t’i pëlqejë “elitës së lodhur të Brukselit”, duke potencuar se Hungaria është ardhmëria e Evropës.

“Gjatë 10 viteve të fundit kemi mësuar se Evropa nuk është në Bruksel”, tha Orban në fjalimin e mbrëmshëm vjetor drejtuar kombit.

“Evropa jemi ne dhe nuk është e domosdoshme t’i pëlqejmë politikës së lodhur të Brukselit… Në të kaluarën kemi menduar se Evropa është ardhmëria jonë, por sot e dimë se ne jemi ardhmëria e Evropës”, tha ai.

Orbani shprehi kënaqësinë sepse Hungaria ka gjetur “bazë të përbashkët” me vendet fqinje, Kroacinë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Serbinë dhe është në pozitë ta zgjerojë bashkëpunimin me to dhe të krijojë aleatë.

“Historia sërish u ka dhënë mundësi popujve nga Evropa Qendrore të ndërtojnë aleatë të rinj, të bazuar në interesat e tyre nacionale, i cili do na mundësojë të mbrohemi nga kërcënimet dhe nga Lindja edhe nga Perëndimi” tha Orban.

Ai vlerësoi se në dekadën e fundit janë 10 vitet më të suksesshme në 100 vitet e fundit të historisë së Hungarisë, por shtoi se shteti është rrezikuar me ndryshimet klimatike, ulja e vazhdueshme e numrit të popullsisë dhe kërcënimet për ekonominë evropiane.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, Orban i përsëriti kritikat për ato që ai i konsideron kundërshtarët, përfshirë lidershipin e Bashkimit Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe miliarderin hungarez-amerikan Xhorxh Soros.

Orban, i cili u kthye në pushtet në vitin 2010 kur Hungaria ishte ende e varur nga ndihmat ndërkombëtare, tha se qeveria e tij kishte refuzuar kërkesat për masa shtesë shtesë dhe ishte liruar nga huatë e FMN-së për të qenë në gjendje t’i zbaton më lirshëm politikat ekonomike.

Ai tha se rritja ekonomike e Hungarisë prej 4,9 për qind në mënyrë të konsiderueshme e ka tejkaluar mesataren evropiane, por se vendi ende lidhet ngushtë me rezultatet e ekonomisë evropiane sepse 85 për qind nga eksporti hungarez shkon në vendet tjera evropiane.

“Kështu që problemi i tyre është edhe problemi ynë. Pyetje e vetme është deri kur do të jetë edhe problemi ynë”., tha Orban.

Sa i përket uljes së numrit të popullsisë, Orban tha se stimujt ekonomik të qeverisë për çifte dhe familjet e mëdha kanë ndihmuar, por nevojiten më shumë masa.

Orban paralajmëroi politika për të ndihmuar mjedisin jetësor, përfshirë edhe rritjen e rajoneve të pyllëzuara prej 27 për qind, ndalesën e qeseve plastike për një përdorim dhe stimul për përdorimin e automjeteve elektrike.

Ai shtoi se të gjithë autobusët e qytetit të cilët nga viti 2022 do të marrin leje, do të duhet të jenë elektrik. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close