0_Maqedoni.PortalLajme nga komunatShkup

Orari i autobusëve të NQP gjatë festave

Autobusët e transportit publik gjatë festave të fundvitit do të qarkullojnë me orar të ndryshuar, ndërsa orar të ndryshuar të punës do të ketë edhe teleferiku në Vodno, kumtoi Ndërmarrja publike qarkulluese "Shkupi".

Shkup, 30 dhjetor 2019 (MIA) – Autobusët e transportit publik gjatë festave të fundvitit do të qarkullojnë me orar të ndryshuar, ndërsa orar të ndryshuar të punës do të ketë edhe teleferiku në Vodno, kumtoi Ndërmarrja publike qarkulluese “Shkupi”.

Më 31 dhjetor autobusët do të qarkullojnë  sipas orarit dimëror të çdoditshëm. Linjat e natës më 31 dhjetor (drejt 1 janarit) do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës dhe të dielës, ndërsa më 1 janar sipas orarit të ditës së diel.

Për shkak të pushimit dimëror të shkollave, orari i vozitjes nga 2 janari do të reduktohet dhe kjo do të zgjat deri në përfundim të pushimit të nxënësve. Më 6 janar (Buzmi) dhe 7 janar (Krishtlindjet) autobusët do të qarkullojnë sipas orarit dimëror të vozitjes.

Linjat nr. 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme), 25A (Automaqedonia – Vodno e Mesme) dhe 25B (Dom na peçat – Vodno e Mesme) më 7 janar (Krishtlindjet) do të voziten sipas orarit të përjavshëm dimëror dhe më 6 janar (Buzmi) do të qarkullojë vetëm linja 25, sipas orarit të çdoditshëm dimëror, ndërsa linjat 25A dhe 25B nuk do të qarkullojnë.

Teleferiku në Vodno nuk do të punojë më 31 dhjetor sepse çdo të hënë dhe të martë e fundit të muajit kryhet servisim i rregullt i objektit. Më 1 janar do të jetë i hapur nga ora 11 deri më 17, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorët edhe për Buzmin dhe Krishtlindjet (6 dhe 7 janar) nga ora 10 e mëngjesit deri në 17:00.

Më 1, 6 dhe 7 janar, do të punojnë me kujdestari pikat për shitjen e biletave në Qendrën transportuese, Tregun e Gjelbër dhe në Gjorçe Petrov. Më 1 janar, këto tre zyra për shitjen e biletave do të jenë të hapura nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 18 pasdite.

Më 6 dhe 7 janar, pika e biletave të NQP në Gjorçe Petrov do të punojë nga ora 7 deri në në 13, ndërsa pikat për shitjen e biletave te Tregu i Gjelbër dhe në Qendrën transportuese nga ora 7 deri në 19. mb/

Back to top button
Close
Close