0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Ora e planetit Tokë – mbi 8.000 qytete në 180 shtete do t’i fikin dritat

Me rastin e aksionit global ekologjik, Ora e planetit Tokë,  shteti ynë  sonte në orën 20:30, së bashku me mbi  8.000 qytete në mbi 180 shtete të botës, do t'i fikë dritat me qëllim të dërgimit të mesazhit të fuqishëm  për shpëtim të planetit tonë.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Me rastin e aksionit global ekologjik, Ora e planetit Tokë,  shteti ynë  sonte në orën 20:30, së bashku me mbi  8.000 qytete në mbi 180 shtete të botës, do t’i fikë dritat me qëllim të dërgimit të mesazhit të fuqishëm  për shpëtim të planetit tonë.

Nga Ora e planetit Tokë bëjnë thirrje  këtë vit, në vend se në rrugë, të bashkohemi nëpër shtëpitë dhe së bashku  të tregojmë  se tani nuk është koha për t’u tërhequr, por mundësi të reagojmë  në mënyrë ende më kreative.

Në periudhën kur biodiversiteti global zvogëlohet me  shkallë të papara dhe alarmante, derisa paralelisht  një milion lloje të kafshëve dhe  bimëve u kërcënohet zhdukje e tërësishme nga planeti, ndërsa Toka është në hap të shkatërrimit për shkak të ngrohjes globale, tani është më se e nevojshme të ngritet vetëdija se natyra është bazë fundamentale për planet të shëndetshëm dhe  vendimi më i fuqishëm për shpëtim nga ndryshimet klimatike”; informojnë organizatorët.

Në misionin e saj, siç citohet  në kumtesën, Ora e planetit Tokë gjithmonë e potencon fuqinë e njerëzve dhe për atë shëndeti dhe mirëqenia e mbështetësve të tyre gjithmon ka qenë në vend të parë.

Me këtë rast, sonte edhe këngëtarët dhe personat e njohur në orën 20:00 përmes  sesionit në Instagram do të realizojnë  shoqërim të përbashkët onlajn në shtëpi, ndërsa pastaj në orën 20:30 së bashku do t’i fikin dritat  me qëllim të dërgimit të sinjalit të fuqishëm për shpëtim të planetit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë mbështetësve tanë të na bashkangjiten  në spektaklin një orë e gjysmë në profilin tonë në Instagram @earthhourmk, ku do të kemi mundësi së bashku të kënaqemi   në pjesëmarrjet në erësirë të “Neks Tajm”, DNK Antonija Gigovska, Ivan Jovanov, Ognen Zdravkovski, Tea Trajkovska, ndërsa gjithashtu do të mund të bisedojmë  edhe për ndryshimet klimatike me Vane Markovski, Irena Spirovska, Tatjana Aleksiq dhe shumë të tjerë”, kumtuan nga nisma Ora e planetit Tokë dhe dërguan apel te personalitetet tjera të estradës ta pranojnë këtë sfidë ekologjike.

Prej atje potencojnë se tani është koha e respektimit të rregullave dhe solidaritet. Duhet, porosisin, të ruhemi njëri me tjetrin, duhet ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet për të ardhme më të sigurt, më të pastër dhe më të shëndetshme për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

Duke filluar si ngjarje simbolike në Sidnei  në vitin 2007, Ora e planetit Tokë tani shënohet në më shumë se 170 vende dhe territore si moment global i solidaritetit për planetin. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close