BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Opozita shqiptare tha se nuk ka bashkëpunim me qeverinë dhe se zgjedhjet janë ilaçi i vetëm

Opozita e bashkuar shqiptare edhe pse u dakordua të ulet në të njëjtën tryezë me shumicën në pushtet rreth reformës zgjedhore, me qëndrimin se "nuk ka bashkëpunim me qeverinë se zgjedhjet janë i vetmi ilaç për tejkalimin e krizës politike", njoftoi korrespondentja i MIA-s nga Tirana.

Tiranë, 16 janar 2020  (MIA) – Opozita e bashkuar shqiptare edhe pse u dakordua të ulet në të njëjtën tryezë me shumicën në pushtet rreth reformës zgjedhore, me qëndrimin se “nuk ka bashkëpunim me qeverinë se zgjedhjet janë i vetmi ilaç për tejkalimin e krizës politike”, njoftoi korrespondentja i MIA-s nga Tirana.

Qëndrimin e transmeton Petrit Vasili, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe anëtar i Këshillit politik, i cili deri më 15 mars duhet ta finalizojë reformën zgjedhore, që kërkohet nga BE-ja.

Sipas tij, ulja në tryezë me shumicën në pushtet është vetëm ndarje përgjegjësish.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora Njuz, Vasili tha se opozita e bëri detyrën e saj rreth kushtit kryesor të Bundestagut gjerman që lidhet ne integrimin e vendit.

“Ne i kemi dhënë një përgjigje të qartë, një detyrimi të rëndësishëm të Bundestagut që lidhet me integrimin evropian, ku kishte mundësi hapësire dhe detyrim që opozita të jepte kontributin. Opozita e udhëhoqi zgjidhjen e problemit me zgjidhjen që dha. Partia socialiste ka një detyrë të madhe, që t’i plotësojë tetë kushtet e tjera për të cilat Shqipëria qëndron e bllokuar. Nuk ka bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës, ka një ndarje përgjegjësish për një çështje të vetme që kishte të bënte me reformën zgjedhore që do të thotë vendosja e rregullave, për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve që janë shërimi i shoqërisë”, tha Vasili.

Për Vasilin agjenda e opozitës nuk ndryshon. Zgjedhjet janë zgjidhje për situatën.

“Zgjedhjet janë ilaçi i vetëm dhe nuk ka asnjë bashkëpunim për këtë çështje, por vetëm zgjedhje. Rregullat zgjedhore, mënyra në të cilën votat e lira do të jenë të lira dhe besimi tek vota e dhënë lirshëm, gjë që ka humbur tek qytetarët, vlerëson Vasili.

Këshilli politik, i cili duhet ta përgatisë reformën zgjedhore, seancën e parë do ta ketë nesër. Në të, përveç Vasilit, janë edhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike, Mesila Doda nga Partia për Demokraci dhe Drejtësi, Fatmir Mediu nga Partia Republikane, Vangel Dule, nga Partia për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut (partia e grekëve), Ervin Buashti dhe Daman Xhiknuri nga Partia Socialiste, si dhe Rudina Hajdari, Mislim Murizi dhe Nemet Musai nga opozita parlamentare. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close