0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Opozita kërkon që në debatin për ligjin për PP të përfshihen ekspertë dhe bashkësia ndërkombëtare

VMRO-DPMNE do të merr pjesë në mbledhjen e mesditës në Kuvend për ligjin për prokurori publike. Nga partia thonë se do të insistojnë në debat publik, ku do të përfshihet opinioni ekspert dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – VMRO-DPMNE do të merr pjesë në mbledhjen e mesditës në Kuvend për ligjin për prokurori publike. Nga partia thonë se do të insistojnë në debat publik, ku do të përfshihet opinioni ekspert dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

“VMRO-DPMNE i kundërshtohet miratimit të ligjit kundërligjor dhe nuk do të lejojë ligj, i cili duhet të mundësojë prokurori të kontrolluar, me qëllim që Zaevi të mos përgjigjet për dyshimet për krim dhe regjim të vendosur hibrid”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot përsëri u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike, grupeve të deputetëve dhe grupeve të pavarura të deputetëve të ndërmarrin përgjegjësi në miratimin e ligjit për prokurori publike, dhe siç tha, të bëhen faktor vendosës kur bëhet fjalë shteti juridik dhe ardhmëria evropiane e vendit.

“Posaçërisht i bëj thirrje opozitës që ta tejkalojë vetveten me pranimin e zgjidhjes ligjore për prokurorinë publike, të dëshmojë se është kundër krimit dhe se është për sundimin e së drejtës”, tha Zaev dhe shtoi se miratimi i ligjit për PP e garanton ardhmërinë evropiane të shtetit.

Ai theksoi se nga ana e përfaqësuesve të lartë të BE-së gjithnjë e më tepër theksohet nevoja për miratimin e këtij ligji dhe lidhet me datën për fillimin e negociatave me Unionin.

Grupet partiake të punës për ligjin për prokurori publike pasdite në ora 16:00 do të mbajnë takim të ri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Në takim janë ftuar përfaqësues të të gjitha grupeve të deputetëve. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close