0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Onlajn konferencë për ruajtje, mirëmbajtje dhe promovim të agrobiodiversitetit

Mbrojtja e varieteteve dhe racave autoktone, të resurseve gjenetike dhe të traditave përmes shoqërimit dhe mbështetjes së prodhuesve, janë vetëm disa nga çështjet që do të hapen në onlajn konferencën të organizuar nga shoqata për dhurim të ushqimit "Eja Maqedoni" në bashkëpunim me Fondacionin "Apolonia" nga Gjermania.

Shkup, 22 shtator 2020 (MIA) – Mbrojtja e varieteteve dhe racave autoktone, të resurseve gjenetike dhe të traditave përmes shoqërimit dhe mbështetjes së prodhuesve, janë vetëm disa nga çështjet që do të hapen në onlajn konferencën të organizuar nga shoqata për dhurim të ushqimit “Eja Maqedoni” në bashkëpunim me Fondacionin “Apolonia” nga Gjermania.

Konferenca do të mbahet sot, nesër dhe pasnesër nga ora 14:00 deri në ora 15:30 minuta, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes publike për rëndësinë e agrobiodiversitetit dhe varieteteve autoktone si pasuri e jona kulturore,

Është paraparë që në diskutim të përfshihen të gjitha palët e prekura të cilat kontribuojnë në vlerësimin e biodiversitteit dhe të vendoset trasat për bashkëpunimin e tyre të mëtutjeshëm.

Organizatorët paralajmërojnë pjesëmarrjen e profesorëve nga Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqim dhe nga Fakulteti bujqësor në Shtip, si dhe të përfaqësuesve nga Gen banka e Institutit bujqësor në Shkup. Ditë e veçantë është planifikuar për sektorin joqeveritar.

Onlajn konferenca është financuar nga Korpusi i paqes dhe USAID-it. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close