BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Olsjan Çela zgjidhet kryeprokuror i ri i Shqipërisë

Me 101 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka votuar Olsjan Çelën  për kreun e ri të akuzës shqiptare, me mandat prej shtatë vjetësh.

Tiranë, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Me 101 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka votuar Olsjan Çelën  për kreun e ri të akuzës shqiptare, me mandat prej shtatë vjetësh.

Pas votimit, Çela  është betuar mbi kushtetutë në sallën e seancës plenare pas formulës së lexuar nga kreu i kuvendit Gramos Ruçi.

Çela ka preferuar të flasë në një moment të dytë për mediat, por menjëherë ai është vënë nën mbrojtjen e gardës.

Në votim u hodhën edhe dy kandidatet e tjera të cilat  morën një minorancë votash.  Prokurorja e përkohshme, e cila qëndroi për afro dy vite në detyre Arta  Marku mori vetëm  11 vota ndërsa Fatjona Memçaj 8 vota, njofton Ora Njuz.

Zgjedhja e prokurorit të ri erdhi pas një sërë procedurash  të kryera nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili pas intervistimeve të bëra ne seance publike u rendit i pari nga tre kandidatët që kandiduan për postin e kryeprokurorit.

Çela do të qëndrojë në detyre për 7 vite  pas ndryshimeve të fundit të Reformës në Drejtësi, ndërsa Arta Marku kalon automatikisht prokurore në Prokurorinë e Apelit ose Gjyqtare në  Gjykatën e Apelit.

Me ligjin e ri kryeprokurori ka rol administrative dhe mund të përfaqësojë prokurorinë në gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese. fab/

Back to top button
Close
Close