0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Olimpijakos e eliminoi Arsenalin nga LE

Arsenali u ka organizuar zhgënjim të madh tifozëve të tyre, pasi që përjetoi humbje me 1:2 nga Olimpijakos në terren vendor dhe me këtë u përshëndetën nga edicioni i sivjetshëm i Ligës së Evropës që në 1/16 e finales.

Londër, 27 shkurt 2020 (MIA) – Arsenali u ka organizuar zhgënjim të madh tifozëve të tyre, pasi që përjetoi humbje me 1:2 nga Olimpijakos në terren vendor dhe me këtë u përshëndetën nga edicioni i sivjetshëm i Ligës së Evropës që në 1/16 e finales.

Rezultati i përgjithshëm prej dy dueleve është 2:2, por për shkak të dy goditjeve që i realizoi ekipi grek në Londrën veriore, ekipi nga Athina vazhdon në fazën e ardhshme të turnirit.

Mysafirët e eliminuan mbetjen pas në pjesën e dytë me golin e Pape Sises në minutën e 53-të dhe edhe pse vendasit barazuan në vazhdimin në minutën e 113-të përmes Obamejang, goli i El Arabit në minutën e 119-të e dërgoi përbërjen nga Ballkani në fazën e ardhshme. mb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close