BotëBotë.PortalUncategorized

Oficerë nga Azerbajxhani dhe 100 armenë u vranë në kufi

Një gjeneral dhe koloneli nga Azerbajxhani u vranë në përleshjet në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërsa nga ana armene u vranë rreth 100 ushtarë, informoi zëvendësministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Kerim Veliev.

Baku, 14 korrik 2020 (MIA) – Një gjeneral dhe koloneli nga Azerbajxhani u vranë në përleshjet në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërsa nga ana armene u vranë rreth 100 ushtarë, informoi zëvendësministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Kerim Veliev.

Veliev tha se gjatë luftimeve dy-ditore, ushtria e Azerbajxhanit “eliminoi deri në 100 trupa armike”, si dhe një sasi të madhe të armëve të rënda dhe automjeteve motorike.

Ai shtoi se janë shkatërruar edhe një numër i madh i “objekteve të rëndësishme”.

Konflikti midis dy vendeve, i cili zgjat që nga viti 1988 për shkak të mosmarrëveshjes rreth Nagorno-Karabah u përshkallëzua të dielën, kur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit publikoi se pala armene ka bombarduar pozicionet e vendit në kufi. ls/fab

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close