Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

OFFest prej 2 deri më 6 qershor, janë publikuar disa pjesëmarrës

Edicionin e sivjetmë, të 19-të me radhë, të Festivalit OFFest të muzikës nga bota, më 2 qershor do ta hapë dueti i fado këngëtares portugeze Lina Rodrigez dhe artistit të njohur spanjoll Raul Refre, i cili është një ndër producentët më inovativ botëror.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – Edicionin e sivjetmë, të 19-të me radhë, të Festivalit OFFest të muzikës nga bota, më 2 qershor do ta hapë dueti i fado këngëtares portugeze Lina Rodrigez dhe artistit të njohur spanjoll Raul Refre, i cili është një ndër producentët më inovativ botëror.

“Albumi i tyre i sapopublikuar ‘Lina_Raul Refree”, i cili është një përkushtim i llojit të vet modern i fado legjendës së madhe Amalia Rodrigez, tashmë shkaktoi ortek reagimesh pozitive tek adhuruesit e muzikës”, kumtoi Xhaz-Festivali i Shkupit, organizues i OFFest-it.

Në natën e dytë të OFFest (3 qershor) do të interpretojë edhe një tandem i kryesuar nga mjeshtri iranian Kajhan Kalor, fitues i “Gremit”-t në vitin 2017, i cili vitin e kaluar fitoi edhe çmime special për vepër jetësore në Womex. Muzikanti me prejardhje kurde në Shkup do të interpretojë në shoqërim të virtuozit turk në instrumentin bagllama, Erdall Erzinçan.

Organizuesi së shpejti do ta publikojë programin e plotë të OFFest-it që do të mbahet prej 2 deri më 6 qershor në Shkup. ab/

Back to top button
Close
Close