0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

ODIHR e fillon Misionin special për vlerësim të zgjedhjeve

Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) kumtoi se sot zyrtarisht e fillon  Misionin special  për vlerësim të zgjedhjeve (MSVZ) për zgjedhjet e parakohshme  parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut.

Shkup, 22 qershor 2020 (MIA) – Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) kumtoi se sot zyrtarisht e fillon  Misionin special  për vlerësim të zgjedhjeve (MSVZ) për zgjedhjet e parakohshme  parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut.

ODIHR  informon se sistemimi i misionit vijon pas ftesës zytare të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Me Misionin do të udhëheq Laima Andrikiene nga  Lituania dhe ajo përbëhet  nga ekipi kryesor  prej tetë ekspertëve  internacional me seli në Shkup.

“Misioni special për vlerësim të zgjedhjeve  e ODIHR do të vazhdojë me  vëzhgimin e procesit zgjedhor që  filloi me Misionin për vëzhgim të zgjedhjeve (MVZ) në zgjedhjet e mëparshme  të caktuara të parakohshme parlamentare  më 12 prill të vitit 2020, të cilat ishin ndërprerë për shkak të  pandemisë së KOVID-19. Misioni do t’i vlerësojë zgjedhjet  për harmonizimin e tyre me përpjekjet e OSBE-së dhe obligimet e standardet tjera ndërkombëtare për zgjedhje  demokratike, si dhe me  ligjdhënien nacionale”, citohet në kumtesën e ODIHR.

Zyra informon se  vëzhguesit do t’i ndjekin  aspektet fundamentale të zgjedhjeve, siç janë regjistrimi i  votuesve, regjistrimi i kandidatëve, aktiviteti  në fushatë  dhe mbulim mediatik të fushatës, puna e administratës  zgjedhore dhe  organet relevante shtetërore, zbatimi i korrnizës juridike dhe zgjidhja e  kontesteve  zgjedhore.

“MSVL i ODIHR gjithashtu do të zbatojë  monitorim  cilësor  dhe  kuantitativ të mbulimit mediatik gjatë fushatës zgjedhore. Misioni do të realizojë mbledhje me përfaqësuesit e  autoriteteve relevante  dhe partive politike,  sektori qytetar, mediumet dhe bashkësia ndërkombëtare. Gjatë zbatimit të aktiviteteve të tyre, MSVL e ODIHR ngushtë  do të bashkëpunojë  me autoritetet shëndetësore  të Maqedonisë së Veriut dhe do t’i ndjek  protokollet shëndetësore  të cilat i kanë vendosur”, citohet në kumtesë.

Zyra informon se MSVL e ODIHR  nuk do të zbatojë  vëzhgim  sistematik ose gjithpërfshirës të procedurave  për votim,  numërim dhe mbledhje të votave në ditën e zgjedhjeve,  në pajtim me metodologjinë e ODIHR  për misionet   e vlerësimit të zgjedhjeve, megjithatë anëtarët e misionit  do të vizitojnë  numër të kufizuar të vendvotimeve  në ditën e zgjedhjeve.

“Një ditë pas zgjedhjeve, ODIHR do t’i publikojë  konkluzionet e tij preliminare për procesin zgjedhor dhe do të bisedohet për rrjedhat e tyre  në konferencë për shtyp. Raporti përfundimtar me vlerësim të gjithë procesit zgjedhor, i cili përmban rekomandime, të publikohet  përafërsisht  dy muaj  pas përfundimit të procesit zgjedhor”, shtohet në  kumtesën e Zyrës së ODIHR. sa/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close