BotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Virusi me shumë gjasa e ka origjinën nga lakuriqët

kipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili po e heton origjinën e Kovid-19 në Kinë, kumtoi që virusi me siguri e ka origjinën nga lakuriqët dhe se me shumë gjasa ka një kafshë tjetër si ndërmjetës.

Gjenevë, 4 gusht 2020 (MIA) – Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili po e heton origjinën e Kovid-19 në Kinë, kumtoi që virusi me siguri e ka origjinën nga lakuriqët dhe se me shumë gjasa ka një kafshë tjetër si ndërmjetës.

“Ekipi ka pasur diskutime të gjera me kolegët kinezë dhe ka marrë informacione mbi studime epidemiologjike, analiza biologjike dhe gjenetike dhe hulumtime veterinare”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Kristian Lindmajer.

Ai shtoi se ka pasur edhe video-biseda me virologë dhe shkencëtarë nga Vuhani.

Zëdhënësi i OBSH-së, Majk Rajan theksoi dje se janë të mundshme befasi.

“Fakti që alarmi u ndez në Vuhan nuk do të thotë që infeksioni është përhapur nga kafshët tek njeriu”, tha Rajan. ls/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close