0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Shfuqizimi i shpejtë i masave të jashtëzakonshme është recetë për katastrofë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejsus paralajmëroi se shfuqizimi i shpejtë i masave të jashtëzakonshme antipandemike parandaluese - është "recetë për katastrofë":

Gjenevë, 1 shtator 2020 (MIA) – Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejsus paralajmëroi se shfuqizimi i shpejtë i masave të jashtëzakonshme antipandemike parandaluese – është “recetë për katastrofë”:

Kreu i OBSH-së theksoi se vendet që janë serioze për hapjen e ekonomisë dhe shoqërisë duhet të kenë qëndrim serioz ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe vlerësoi se ky nuk është një “ekuilibër i pamundur”.

Ai përsëriti se masat më të rëndësishme parandaluese për secilin vend dhe individ janë: parandalimi i ngjarjeve të rrezikshme, mbrojtja e grupeve sociale rrezikuara, përgjegjësi personale dhe vetë-mbrojtja, gjetja, izolimi, testimi dhe trajtimi i të gjithë pacientëve duke kontrolluar kontaktet që ata kanë pasur. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close