BotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Rritet numri i të infektuarve në Amerikën e Veriut dhe të Jugut

Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut po përjetojnë rritje të shpejtë të numrit të personave të infektuar me koronavirus, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Gjenevë, 2 qershor 2020 (MIA) – Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut po përjetojnë rritje të shpejtë të numrit të personave të infektuar me koronavirus, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Drejtori i Programit të Emergjencave të OBSH-së, Majk Rajan tha se Amerika Qendrore dhe ajo e Jugut janë bërë “zona të transmetimit intensiv” të virusit.

Ai shtoi se nuk besonte se është arritur kulmi dhe theksoi se ai nuk mund të parashikonte se kur do të arrihej kulmi.

“Pesë nga 10 vendet në botë që kanë paraqitur më së shumti raste të reja në 24 orët e fundit janë në Amerikë: Brazil, SHBA, Peru, Kili dhe Meksikë”, tha Rajan.

Ai përkujtoi se “shumë javë më parë” bota ishte përqendruar në Azinë e Jugut dhe Afrikë si vatër e mundshme e virusit, transmeton Si-En-En.

Rajan tha se tani, deri diku, gjendja në ato zona është ende e vështirë, por e qëndrueshme.

“Nga ana tjetër, është e qartë se gjendja në shumë vende të Amerikës së Jugut është larg nga e qëndrueshme. Ka rritje të shpejtë të numrit të rasteve dhe këto sisteme janë nën presion të shtuar”, theksoi Rajan. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close