EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Qeveritë në Evropë nuk duhet t’i zvogëlojnë shpenzimet për shëndetësinë

Kriza ekonomike në Evropë - pasojë nga pandemia e koronavirusit të ri - nuk duhet t'i detyrojë qeveritë të zvogëlojnë shpenzimet publike për shëndetësinë, paralajmëroi sot dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kopenhagë, 28 maj 2020 (MIA) – Kriza ekonomike në Evropë – pasojë nga pandemia e koronavirusit të ri – nuk duhet t’i detyrojë qeveritë të zvogëlojnë shpenzimet publike për shëndetësinë, paralajmëroi sot dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Jemi të shqetësuar që vendet mund t’i përgjigjen krizës në të njëjtën mënyrë si ata dhjetë vjet më parë – duke zvogëluar shpenzimet publike në shëndetësi”, tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge në konferencë shtypi në Kopenhagë.

“Prioriteti ynë sot duhet të jetë investimi në shëndetësi, mbrojtje sociale dhe shmangia e masave së kursimit”, tha ai, duke përmendur se rimëkëmbja ekonomike do të ishte e mundur vetëm nëse qarkullimi i koronavirusit ishte nën kontroll.

Sipas OBSH-së, mes vitit 2008 dhe 2013, buxheti i shëndetit publik për kokë banori u zvogëlua në pothuajse gjysmën e vendeve të rajonit.

Sipas degës evropiane të OBSH-së, e cila përfshin 53 vende të ndryshme – nga Rusia deri në Andorra – rastet e konfirmuara zyrtarisht të koronavirusit të ri në Evropë janë tashmë mbi dy milion, ndërsa vdekjet që lidhen me virusin – 175.000. bs/fab

Back to top button
Close
Close