BotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Pirja e duhanit sjell rrezik më të madh nga forma e rëndë e Kovid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregoi se pirja e duhanit  është e lidhur me rrezik më të madh nga forma e rëndë e sëmundjes dhe vdekshmërisë më të madhe nga koronavirusi te pacientët e hospitalizuar, edhe pse nuk është saktësuar  se sa janë më të larta ato rreziqe.

Gjenevë, 2 korrik (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregoi se pirja e duhanit  është e lidhur me rrezik më të madh nga forma e rëndë e sëmundjes dhe vdekshmërisë më të madhe nga koronavirusi te pacientët e hospitalizuar, edhe pse nuk është saktësuar  se sa janë më të larta ato rreziqe.

Në bazë të  raportit të 34 të publikuar për lidhshmërinë e pirjes së duhanit dhe Kovid-19,  duke e përfshirë edhe besueshmërinë për infektim, hospitalizim,  pesha e sëmundjes dhe vdekjes,  theksohet se  duhanpirrësit janë deri 18 për qind nga pacientët e hospitalizuar  me koronavirus.

Në Prill, hulumtuesit francez publikuan një studim të vogël në të cilin thuhet se duhanpirrësit kanë rrezik më të vogël  nga infektimi me Kovid-19 dhe kanë planifikuar të testojnë  një copë nikotine të pacientëve dhe punonjësve shëndetësor, por shumë shkencëtarë  pastaj vunë në dyshim pretendimet e tyre, duke thënë se nuk ka mjaft  dëshmi valide për atë.

OBSH tregoi se “dëshmitë e arritshme tegojnë në atë se pirja e duhanit është e lidhur  me seriozitetin e sëmundjes dhe vdekshmërisë më të madhe te pacientët e hospitalizuar me Kovid-19”, dhe rekomandoi duhanpirrësit  të heqin dorë nga duhani. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close