0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Numër rekord i të infektuarve të rinj me Kovid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se dje janë regjistruar 307.930 persona të infektuar të rinj me Kovid-19, që është numër rekord për një ditë.

Gjenevë, 14 shtator 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se dje janë regjistruar 307.930 persona të infektuar të rinj me Kovid-19, që është numër rekord për një ditë.

Derisa numri i të vdekurve nga pasojat e koronavirusit dje u rrit për 5.537 persona me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në botë u rrit në 917.417.

Rritje më të madhe të personave të infektuar edhe më tej ka në Indi, SHBA dhe Brazil.

Në Indi janë regjistruar 94.372 persona të infektuar të rinj, në SHBA-45.523, ndërsa në Brazil-43.718.

Autoritetet shëndetësore në SHBA dhe Indi paraqitën mbi njëmijë të vdekur për një ditë, ndërsa në Brazil nga pasojat e Kovid-19 e kanë humbur jetën 874 persona. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close