0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Nuk është koha për zvogëlimin e masave, duhet trefish të rriten përpjekjet kundër epidemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë porositi se nuk është koha për zvogëlimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por duhet edhe dyfish ose trefish të rriten përpjekjet për ta fituar epideminë.

Gjenevë, 9 prill 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë porositi se nuk është koha për zvogëlimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por duhet edhe dyfish ose trefish të rriten përpjekjet për ta fituar epideminë.

“Megjithëse ka shenja pozitive në Itali, situata është ende shumë shqetësuese. Infeksioni po përhapet ende në Evropë, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 687.236 këtë mëngjes, ndërsa 52.824 vdekje”, tha Hans Henre Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

Gjysma e personave të shëruar nga koronavirusi në Itali, pasi filloi epidemia, janë shëruar në dhjetë ditët e fundit që nga fillimi i epidemisë. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 2,099 persona, një numër rekord brenda një dite, më së shumti deri më tani. Dje u testuan 51,000 njerëz, nga të cilët vetëm 7.4 për qind ishin pozitivë.

Në 24 orët e fundit në Itali ka 1.195 të infektuar të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm është 96.962 persona. ls/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close