BotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Në Korenë e Veriut nuk ka Kovid-19, 500 persona në karantinë

- Në Korenë e Veriut, një nga vendet e rralla në botë që nuk ka denoncuar raste të virusit korona, thonë se testohen dhe se më shumë se 500 persona janë vendosur në karantinë, deklaroi një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për atë shtet, Edvin Salvador.

Uashington, 8 prill 2020 (MIA) – Në Korenë e Veriut, një nga vendet e rralla në botë që nuk ka denoncuar raste të virusit korona, thonë se testohen dhe se më shumë se 500 persona janë vendosur në karantinë, deklaroi një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për atë shtet, Edvin Salvador.

Ai shtoi se Koreja e Veriut ka kapacitet të bëjë teste për virusin korona në laboratorin nacional në Phenian.

Salvador në një përgjigje në postën elektronike deri te mediet britanike tha se deri më 2 prill, 709 persona, në mesin e të cilëve edhe 11 të huaj, ishin testuar.

“Nuk ka raporte për raste të infektuara me Kovid-19. Ka 509 persona në karantinë – dy të huaj dhe 507 shtetas të Koresë së Veriut”, theksoi Salvador.

Ai tha se deri më 31 dhjetor, 24.842 persona ishin lëshuar nga karantina, prej të cilëve 380 ishin të huaj. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close