0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Koronavirusi i ri tani për tani nuk do të shpallet si kërcënim global shëndetësor

Komiteti për raste emergjente pranë Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) kumtoi se nuk do ta shpallë epideminë e re të koronavirusit për kërcënim global për shëndetin, por se anëtarët e komisionit do të takohen sërish në rast të keqësimit të mëtutjeshëm të situatës.

Gjenevë, 23 janar 2020 (MIA) – Komiteti për raste emergjente pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se nuk do ta shpallë epideminë e re të koronavirusit për kërcënim global për shëndetin, por se anëtarët e komisionit do të takohen sërish në rast të keqësimit të mëtutjeshëm të situatës.

“Mos na kuptoni gabimisht, bëhet fjalë për kërcënim shëndetëso për tërë Kinën, por kjo nuk është krizë globale”, ka thënë një përfaqësues i OBSH-së.

OBSh nuk rekomandoi kufizime shtesë për udhëtim ose tregti, por rekomandon kontroll të sigurt shëndetësor në aeroporte.

Sipas OBSH-së, kërcënimi global shëndetësor  ( Public Health Emergency of International Concern, PHEIC) është situatë e jashtëzakonshme, e cila për shkak të rrezikut nga përhapja e ndonjë sëmundje në më shumë se një vend, kërcënohet se do të bëhet “rrezik për shëndetin publik” në shumë vende dhe për këtë kjo është “përgjigje e nevojshme koordinuese ndërkombëtare”. Sipas marrëveshjeve shëndetësore ndërkombëtare nga viti 2005, shtetet kanë obligim ligjor të përgjigjen shpejtë kur do të shpallet kërcënimi global shëndetësor.

Shpallja e kërcënimit global shëndetësor është një dukuri e rrallë. Në dekadën e fundit, OBSH-ja ka shpallur vetëm pesë kriza shëndetësore botërore, në rastin me virusin H1N1 që shkaktoi pandemi në vitin 2009, epidemia e ebolës në Afrikën Perëndimore në vitin 2014, virusi Zika në vitin 2016 dhe dukuria e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 2019. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close