BotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Koronavirusi do të përhapet edhe në zona të tjera të Kinës dhe në shtete të tjera

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot bëri të ditur se koronavirusi i ri në periudhën e ardhshme me siguri do të përhapet edhe në zona të tjera të Kinës dhe në shtete të tjera.

Gjenevë, 21 janar 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot bëri të ditur se koronavirusi i ri në periudhën e ardhshme me siguri do të përhapet edhe në zona të tjera të Kinës dhe në shtete të tjera.

“Ditëve të ardhshme duhet të priten më shumë raste në pjesë tjera të Kinës dhe me siguri edhe në shtet të tjera”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.

Mediat britanike transmetojnë se deri më tani virusi kryesisht ishte përqendruar në qytetin Vuhan, edhe pse ekzistojnë edhe raste të izoluara në Shangai dhe Pekin.

Back to top button
Close
Close