0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

OBSH: Inkurajon rënia e numrit të infektuarve të rinj me koronavirus në Kinë

Inkurajuese është rënia e vazhdueshme e rasteve të reja të infektuar me koronavirus në Kinë, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, por është herët që të dihet nëse ky trend do të vazhdojë.

Gjenevë, 20 shkurt 2020 (MIA) – Inkurajuese është rënia e vazhdueshme e rasteve të reja të infektuar me koronavirus në Kinë, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, por është herët që të dihet nëse ky trend do të vazhdojë.

“Na inkurajon ky trend, por nuk është koha për vetëkënaqësi”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus në konferencë në Gjenevë, transmetojnë mediat britanike.

Ai, gjithashtu, nënvizoi se numri i rasteve të koronavirusit në pjesën e mbetur të botës është shumë i ulët në krahasim me Kinën, por, shtoi, kjo edhe nuk do të mbetët njëjtë edhe gjatë kohë. bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close