BotëBotë.Portal

OBSH: Gjendja kritike me Kovid-19 në Lindjen e Afërt

Vendet nga Lindja e Afërt e kanë arritur "pragun kritik" në përgjigjen e pandemisë së koronavirusit të ri, pasi që masat për karantinë në mënyrë graduale janë zbutur me hapjen e kufijve, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Gjenevë, 2 korrik 2020 (MIA) – Vendet nga Lindja e Afërt e kanë arritur “pragun kritik” në përgjigjen e pandemisë së koronavirusit të ri, pasi që masat për karantinë në mënyrë graduale janë zbutur me hapjen e kufijve, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ahmed al-Mandahari, drejtori i OBSH-së për rajonin e Mesdheut lindor, deklaroi se numri i rasteve të regjistruara të infektimit me koronavitrus në qershor ka qenë më i madh se gjatë katër muajve paraprake së bashku.

Ai theksoi se rreth 87 për qind nga rastet e vdekjes si pasojë e Kovid-19, janë konfirmuar në vetëm pesë vende nga rajoni – Iran, Irak, Arabia Saudite, Egjipti dhe Pakistani.

Më pak raste të infektimit janë shënuar në Siri dhe Jemen, megjithatë Al-Mandahari vlerëson se kjo me siguri është pasojë e problemeve gjatë zbatimit të testeve, mjekimeve dhe ndjekjes së kontakteve me të sëmurë, për shkak të luftërave në këto rajone. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close